Një meteor me madhësinë e një topi futbolli ka rënë në një fushë pjellore, në një fshat në lindje të Indisë. Ai ka një përbërje lëndë me ngarkesa magnetike dhe peshon rreth 13 kg.

Ky objekt ka krijuar një gropë në tokë rreth së cilës qëndrojnë edhe vendasit, siç duket në këtë foto. Krateri mendohet të jetë krijuar nga ky meteor i gjetur mëngjesin e së premtes.

Muzeu Bihar është vendi ku po ekspozohet momentalisht shkëmbi i rënë, por Kryeministri indian ka thënë se do të transferohet në Qendrën Shkencore Srikishna, për të verifikuar nëse është vërtet një meteor.

Edhe pse në pamje të parë ato duken si shkëmbinj normalë, meteorët karakterizohen nga një sipërfaqe e djegur që duket e shkëlqyeshme, nga peshë e rëndë dhe sigurisht nga përmbajtje magnetike.

Referuar NASA-s, meteorët janë “shkëmbinj hapësire”, pjesë e kometave ose asteroideve që rrethojnë Diellin në hapësirë.

Në 2013, Rusia u përball me rënien e një meteori të përmasave më të mëdha, i cili shkaktoi edhe shembjen e dhjetëra ndërtesave dhe plagosjen e qindra njerëzve.

Klan Plus