Një 45-vjeçar, baba i dy fëmijëve, ka humbur tragjikisht jetën këtë të shtunë në fshatin Lemnysh të Gramshit.

Arben Jonuzi po kulloste bagëtitë në mal, kur ka rrëshqitur dhe ka përfunduar dhjetëra metra poshtë në një greminë të thepisur.

Për nxjerrjen e trupit të 45-vjeçarit shkuan forca të policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët arritën ta nxirrnin pas disa orësh, për shkak të terrenit të thepisur.

/tvklan.al