Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Përrenjas ku një 13 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies në një gropë me ujë.

Policia në njoftimin paraprak thotë se ngjarja është shënuar në fshatin Katjel, ku i mituri me inicialet E.D., dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al