Një 35 vjeçar me inicialet I.K nga fshati Mishtër i Klosit ka humbur jetën në banesë, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Klan News raporton se ai ka qenë duke rregulluar një prizë në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë.

Edhe pse u dërgua menjëherë për në spitalin e Burrelit, nuk mundi të mbijetonte.

Lidhur më ketë ngjarje është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al