Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të diele rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane, Mirditë.

Policia njofton se  Gj.P., 58 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al