Bie në pranga 26-vjeçari, çfarë i gjeti policia në shtëpi: Shpallet në kërkim i vëllai


Bie në pranga 26-vjeçari, çfarë i gjeti policia në shtëpi: Shpallet në kërkim i vëllai

09:30 04/09/2021

Policia në Maliq ka vënë në pranga një 26-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi i kanë gjetur në shtëpi armë dhe municion luftarak. Po ashtu i janë gjetur edhe fidanë kanabis që dyshohet se dy vëllezërit i kultivonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin. I arrestuari quhet Romeo Myftarago ndërsa vëllai i shpallur në kërkim Daniel Myftarago.

“Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Selcë, Maliq dhe shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin D. M., 21 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambientet përreth saj në pronësi të shtetasve të mësipërm, u gjetën 1 armë zjarri tip kallashnikov, një sasi me municione luftarake, 2 krëhëra dhe 2 bajoneta arme zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u konstatuan edhe disa fidanë të dyshuar kanabis, të cilat dyshohet të jenë kultivuar nga dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin”, njoftoi policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim./tvklan.al






Të ngjashme