Një grua gjeti vdekjen pasditen e kësaj të marte në kryeqytet pasi ra nga ballkoni i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë rreth orës 19:35, tek ish-Stacioni i Treni.

Viktima, sipas policisë, është një grua 75-vjeçare me iniciale N. B. Rrethanat e ngjarjes së rëndë momentalisht janë të paqarta. Për zbardhjen e tyre po punon një grup hetimor. /tvklan.al