Një burrë ka humbur jetën këtë të enjte në Durrës, pasi ra nga lartësia. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 17 të qytetit bregdetar.

Gazetarja Aida Topalli raporton se viktima është një burrë rreth të 50-tave i cili ra nga kati i 7 i pallatit.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet policore kanë nisur hetimet. /tvklan.al