Bie nga kati i tretë i hotelit, 10-vjeçari nga Polonia në gjendje të rëndë

Bie nga kati i tretë i hotelit, 10-vjeçari nga Polonia në gjendje të rëndë

08:08 08/08/2022

Një fëmijë 10 vjeç nga Polonia ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i një hoteli. Ngjarja ka ndodhur në Shkëmbin e Kavajës në Durrës, aty ku i mituri bashkë me familjen ndodhen me pushime.

Mësohet se fëmija ka rënë nga kati i tretë i hotelit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“Rreth  orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht  ka rënë nga ballkoni i katit të tretë  të një hoteli, një  10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al





Të ngjashme