Një 81-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrrëzuar nga lartësia e banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Krantja” në zonën e Kombinatit në Tiranë mesditën e sotme rreth orës 12:10.

Sipas policisë, 81-vjeçari me iniciale S.T. ndërroi jetë në vend. Paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e policisë, të cilët janë duke hetuar për shkaqet. /tvklan.al