Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë sot në qytetin e Durrësit. Policia e këtij qyteti sqaron se rreth orës 13:00 në lagjen 14 në Durrës 51-vjeçari ka rënë nga lartësia.

51-vjeçari me iniciale I.J. ka qenë duke punuar në katin e dytë të banesës së ti, por fatkeqësisht është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al