Një tjetër punëtor ra nga lartësia në Tiranë, duke mbetur i plagosur. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, tek kompleksi “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim.

I plagosuri është një 59-vjeçar, i cili po punonte kur u ra në rrethana ende të paqarta. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pak ditë më parë, një 53-vjeçar mbeti gjithashtu i plagosur pasi ra nga lartësia gjatë kohës që punonte, në një pallat në ndërtim në rrugën “Sali Nivica”./tvklan.al