Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga pallati në të cilin po punonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit” në Tiranë. Burimet policore bëjnë me dije se viktima është një punëtor me inicialet M.P.

“Rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al