Një 40-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 në rrugën “Xhorxh Bush” në qendër të Tiranës.

Policia e kryeqytetit bën me dije se viktima është me iniciale B.A. Ai ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim dhe është rrëzuar nga lartësia.

Trupi i pajetë është dërguar në morg, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

/tvklan.al