Një vajzë vetëm 17-vjeçe humbi tragjikisht jetën këtë të diel, pasi ra nga pema. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj të Lushnjes.

Sipas policisë, 17-vjeçarja u dërgua nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas u nis për mjekim më të specializuar në Spitalin e Durrësit.

Por fatkeqësisht ajo nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje./tvklan.al