Një aksident në punë i ka marrë jetën këtë të diel një 43-vjeçari në qytetin e Lezhës.

Sipas policisë, rreth orës 13:00 M.Sh. është rrëzuar nga skela ku po punonte në një objekt në ndërtim.

Me dëmtime të shumta trupore, punëtori është dërguar në spitalin rajonal Lezhë ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al