Një 32- vjeçar ka rënë nga ura, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Kukës-Morinë, shtetasi A.F., 32 vjeç, banues në Lezhë, punëtor i firmës kontraktuese për rregullimin e urës në vendin e quajtur ish Uzina e bakrit, duke punuar ka rënë nga ura, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për dokumentimin e plotë të saj.

/tvklan.al