Bie numri i aborteve, 81% janë spontane




Bie numri i aborteve, 81% janë spontane

15:49 21/05/2022

Numrin më të lartë e mban Vlora dhe Berati

Aborti apo ndërprerja e shtatzënisë ka ardhur në rënie në vendin tonë. Një raport i Institutit të Shëndetit Publik nxjerr në pah se aktualisht janë 162 aborte për 1 mijë lindje nga 190 që ishin në 2016-ën. Aktualisht numërohet 1 abort në çdo 6 lindje.

Në shumicën e rasteve ndodh në mënyrë spontane dhe ekspertët referojnë se ato janë rritur edhe më shumë në vitet 2019-2020.

Sipas të dhënave në 2020 janë regjistruar 4540 aborte ku  81% ishin spontane. Këto të fundit kanë shënuar rritje. Sa i takon grupmoshës, 66% e aborteve kryhen nga mosha 20-34 vjeç, dhe vetëm 2.9%  nga grup mosha 15-19 vjeç.

Abortet tek adoleshentet janë përgjysmuar nga 220 aborte ne 2016 në 105 aborte në vitin 2020. Vlora ka nivelin më të lartë të aborteve me 283 aborte për 1000 lindje e pasuar nga Fieri, Berati dhe më pas Tirana me 186 aborte për 1 mijë lindje.

91% e aborteve kryhen nga gratë e martuara, kundrejt 8.3% që kryhen nga ato beqare.

Tv Klan













Të ngjashme