Rriten rastet në terapi intensive dhe intubim

2 pacientë të tjerë nuk e kanë fituar me betejën koronavirus dhe për pasojë kanë humbur jetën në Shërbimin Infektiv, ku edhe po trajtoheshin.

Fatkeqësisht, një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv si pasojë e insuficiencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor”.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 45 raste pozitive me koronavirus.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë”.

Rritja e rasteve të reja po shoqërohet me shtim të rasteve të rënda dhe atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë”.

Rritja e rasteve me koronavirus dhe atyre që kanë nevojë për shërbim spitalor e ka rivënë sistemin shëndetësor gatishmëri të shtuar. Që prej nisjes së qarkullimit të Covid-19 në vendin tonë janë infektuar më shumë se 2500 persona, 999 prej të cilëve janë ende aktivë dhe potencial për të infektuar të tjerët nëse nuk izolohen.

Tv Klan