Ministria e Shëndetësisë: 519 raste pozitive, 11 qytetarë nga 53-96 vjeç humbën betejën me virusin

Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në 24 orët e fundit me 519 raste pozitive në krahasim me 494 raste një ditë më parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 3251 testime dhe prej tyre 138 raste pozitive janë evidentuar në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë dhe më pak në qarqet e tjera.

11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 të grupmoshave nga 53-96 vjeç. Nga koronavirusi humbi jetën dhe komandanti i komandës mbështetetes të Forcave të Armatosura, Ndriçim Sallaku 55-vjeç.

Aktualisht në 7 spitalet COVID në Tiranë dhe spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë nga 390 një ditë më parë. 28 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 10 të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në mbi 84 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga fillimi i vaksinimit janë mbi 44 mijë vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Klan News