Në tremujorin e parë 2020 u morën 372 milionë € hua

Borxhi publik është ulur ne 75.5% në tremujorin e parë të këtij viti, pas një niveli rekord që arriti në fund të vitit 2020 si rezultat i mosrealizimit të të ardhurave nga taksat dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare gjatë vitit të pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në total gjatë 3 muajve të parë janë marrë 372 milionë Euro hua, kundrejt 404 milionë Eurove të marra në të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Ulja e peshës së borxhit publik është ndikuar nga rritja e prodhimit të brendshëm bruto dhe përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave sidomos në muajin Mars, çka i ka toleruar ekzekutivit që të mbajë një nivel deficiti më të kontrolluar se një vit më parë.

Shpenzimet e buxhetit u ulën në këtë periudhë me 40 milionë Euro krahasuar me planifikimin, të ndikuara më shumë nga ato operative, ndërsa investimet për vepra publike u rritën jashtë parashikimit.

Rekomandimi për uljen e peshës së borxhit publik ka ardhur nga të gjithë institucionet financiare ndërkombëtare, duke qenë se në fund të vitit që lamë pas niveli i borxhit arriti në 77.9% të prodhimit kombëtar, duke e renditur Shqipërinë të dytën në rajon pas Malit të Zi sa i takon peshës së lartë të borxhit

Tv Klan