WhatsApp është bllokuar për shumë përdorues sipas raporteve, me probleme që nisën në orën 2 të këtij mëngjesi. 60 % e përdoruesve thanë se kishin probleme, ndërsa 27% thanë se nuk mund të merrnin apo të dërgonin mesazhe.

Përdoruesit në Evropë, Afrikë e Jugut, Azi Juglindore dhe Hong Kong duket se ishin më të prekur nga ndërprerja e funksionimit të WhatsApp.

WhatsApp nuk ka dhënë ende detaje rreth asaj që ka shkaktuar ndërprerjen. Përdoruesit shfrytëzuan Twitter-in për të shprehur zemëratën e tyre.

Sipas raporteve, problemet me Whatsapp kanë qenë më të mëdha në Bangkok, e Izrael ku nuk funksionon pothuajse fare./tvklan.al