Bie suksesi i këngës klasike të Krishtlindjes së Mariah Carey

Bie suksesi i këngës klasike të Krishtlindjes së Mariah Carey

14:18 05/12/2022

“All i Want For Chritsmas Is You”, sipas spotify qëndron në numrin 10

Prej disa vitesh e deri më sot, kur vijnë festat një këngë e Krishtlindjes ka qenë ajo që ka dominuar listat: “All I Want for Chritsmas Is You” e Mariah Carey. Kënga u publikua në 1994 dhe është kënga sezonale më e luajtur në vitet e fundit, më shumë se klasikët si White Christmas apo edhe Jingle Bells.

Këngëtarja  me këtë sukses është shpallur mbretëresha e Krishtlindjeve dhe ka marrë edhe miliona Dollarë falë kësaj kënge. Por këtë vit duket se suksesi i këngës ka rënë dhe njerëzit po preferojnë të dëgjojnë melodi të tjera të Krishtlindjeve.

Kënga e Carey nuk ka ndikimin që kishte në të kaluarën e Krishtlindjeve dhe  numrat e vërtetojnë këtë. Në vitet e mëparshme, në këtë pikë kënga lëvizte rreth Top 5-ës dhe madje arriti në numrin 1, por sipas Spotify, “All I Want For Christmas Is You” qëndron në numrin 10 ose më poshtë.

Klan News








Të ngjashme