Kompania Kurum nuk priste të merrte para nga kompania e Orest Sotës apo babait të tij Lefter Sota. Administratorja e kësaj kompanie e marrë në pyetje nga Prokuroria ka rrëzuar versionin e Orest Sotës se 863 mijë eurot e gjetura në makinën e tij ,ai do ti linte garanci në këtë kompani.

Financierja e Kurum i ka qëndruar versionit të dhëne nga kryefinancieri i kompanisë Arif Shkalla, i cili se kompanitë e Orest dhe Lefter Sotës nuk ishin klientë të tyre.  Këto dy dëshmi komprometojë alibinë e 25-vjeçarit, i cili pretendon se paratë ishin për pagesë në ketë kompani, siç deklaroi publikisht edhe babai i tij Lefter Sota.

Këto deklarime dhe të tjera detaje kanë bërë që hetimi ndaj Orest Sotës të merret në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi Prokuroria e Elbasanit shpalli mokompetence të çështjes. Është vendosur që ndaj 25-vjecarit të ketë dy hetime një penal dhe një tjetër pasuror.

Burim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmojnë për Tv Klan se hetimi penal do t’i bashkohet dosjes voluminoze për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe grupin e Habilajve. Ka indicie dhe të dhëna që këto hetime lidhen me njeri-tjetrin dhe fakti me domethënës është gjetja e dy patentave të Tahirin në makinën e Sotës.

Ndërsa hetimi pasuror është marrë në dorë nga njësia Antikorrupsion e Krimeve të Rënda. Tanimë Orest Sotës i bie barra e provës për të justifikuar 863 mijë eurot që iu gjetën.

Grupi hetimor në ditët vijim pritet të marrë në pyetje edhe disa persona të tjerë në kompaninë “Kurum”. Gjithashtu do të ripyetete Orest Sota dhe persona e tjerë të përmendur nga ai, ndër ta dhe shoferi i ish-ministrit Tahiri.

Tv Klan