Përdoruesit nuk mundën të dërgojnë mesazhe

Dhjetëra mijëra përdorues të WhatsApp në të gjithë globin u shprehën se aplikacioni i mesazheve pësoi rënie. Një numër i madh ankesash u regjistruan në Downdetector, një faqe që monitoron shërbimet në internet.

89% e përdoruesve nuk mund të lidheshin, 8% kishin probleme për të marrë mesazhe dhe 1% e kishin të pamundur të hynin në aplikacionin në pronësi të Facebook.

Shumë përdorues thanë që e çinstaluan aplikacionin dhe e instaluan atë sërish, për të kuptuar pse ai nuk po funksiononte.  

Përmes një harte të publikuar shihet se pjesa më e madhe e ankesave vijnë nga Evropa, përfshirë Britaninë e Madhe, ku përdoruesit u shprehën se aplikacioni nuk punoi për 1 orë e gjysmë. Gjithashtu problemin e përjetuan edhe pjesë të tjera të botës përfshirë SHBA, Amerika e Jugut, India dhe Australia.

Më shumë se 75,000 njerëz kanë raportuar probleme në Downdetector. Disa thanë që aplikacioni i tyre filloi të funksiononte sërish, por shumë të tjerë ende po përjetojnë probleme.

Sipas “The Verge”, WhatsApp rrallëherë ndodh që pëson rënie të tillë.  Ndërprerja e fundit e saj ishte në Prill 2019, kur ajo ndaloi së punuari së bashku me Facebook dhe Instagram, për më shumë se dy orë./tvklan.al