Disa shërbime të Google  për më shumë se 30 minuta janë ndërprerë. Youtube, Gmail, Drive dhe Hangouts që janë pjesë e gjigandit Google kanë dalë jashtë shërbimit.

Google në një deklaratë lidhur me këtë problem ka kërkuar falje përdoruesve dhe ka premtuar se gjithçka do të kthehet në normalitet  shumë shpejt.

“Ne kërkojmë falje dhe sugjerojmë të provoni përsëri brenda pak minutash. YouTube është gjithashtu jashtë linje”, shkruan Google.

Sipas DownDetector , një platformë që gjurmon raportet për ndërprerje në kohë reale, problemet e softuerit Google duket se po ndodhin në të gjithë botën, por duket se janë më të përhapurat në Evropë dhe përgjatë bregdetit lindor të Amerikës.

Rreth 100 mijë qytetarë në të gjithë botën kanë raportuar problemin e tyre dhe tashmë pritet që të problemi të zgjidhet./tvklan.al