Një grua ka humbur jetën pasi banesa ku ajo ndodhej u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Sipas informacioneve paraprake të Klan News, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Mësohet se 50-vjeçarja me inicialet E.GJ., jetonte vetëm në banesë.

Policia njofton se:

Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Klan News