Lokali në katin e katërt të Gjykatës së Lartë në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al