Një pallat 12 katësh në Elbasan është përfshirë nga flakët. Klan News bën me dije se zjarri ka rënë në një pallat pranë gjykatës së këtij qyteti.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarje dhe po punohet për fikjen e flakëve.

Ndërkohë mësohet se janë evakuuar dhe banorët e këtij pallati dhe në godinat ngjitur tij. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./tvklan.al