Një masiv pyjesh është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e sotme rreth orës 15:00. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Surrelit në Tiranë për arsye të panjohura.

Për shuarjen e flakëve të zjarrit u aktivizua nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura. Sikurse duket në videot e publikuara nga tvklan.al, helikopteri furnizohet me ujë në Liqenin e Farkës dhe më pas niset drejt zonës pyjore në Surrel.

Mësohet se flakët u shuan falë ndërhyrjes nga ajri. Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta, teksa ka nisur një hetim për këtë ngjarje.  /tvklan.al