Tarraca e godinës së një rrobaqepësie në Korçë është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.9 në rrugën “1 Maji” rreth orës 16:50.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik. /tvklan.al