Përfshihet nga flakët zyra e Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20 në lagjen “15 Tetori”, ku në katin e parë të ndërtesës pati një shkëndijë elektrike duke shaktuar zjarr.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë. Flakët e zjarrit u vendosën nën kontroll, ndërsa policia thotë se paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Ndërsa nuk ka të dhëna se cilat janë dëmet e shkaktuara nga zjarri në zyrën e Sigurimeve Shoqërore. /tvklan.al