Vendosja e taksës 100% për mallrat që hyjnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, nuk po stimulon më shkëmbimet tregtare me vendin tonë.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave Shqiptare, tregojnë se për Janarin e këtij viti, Shqipëria ka eksportuar 2.67 milionë Dollarë më pak mallra se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet tona drejt Kosovës janë në rënie edhe ndaj muajit Dhjetor, ku shitjet kanë rënë me afro 10 milionë Dollarë. 50% më pak rezultojnë edhe mallrat që vendi ynë blen nga Kosova.

Në total për Janarin, eksportet e Shqipërisë ndaj të gjitha shteteve janë ulur me 7.3%, ku peshën kryesore për këtë rënie e ka patur grupi i materialeve të ndërtimit, mineraleve dhe fasonëve.

Me tkurrje rezultojnë edhe importet, krahasuar me Janarin e një viti më parë, Shqipëria ka blerë 28 milionë Dollarë më pak mallra.

Tv Klan