Eksperti: Ndikojnë zgjedhjet dhe bursa ndërkombëtare e naftës
Nga muaji në muaj, monedha kombëtare ka njohur një forcim të vazhdueshëm kundrejt valutave të huaja. Monedha europiane prej më shumë se një jave është në rënie të lirë. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë sot këmbehet me 113.21 Lekë.
Klodian Muço:Jemi në periudhë zgjedhjesh kështu që ka një rritje të investimeve, dhe pjesa e ekonomisë informale lulëzon përgjatë cikleve elektorale, është klasike jo vetëm për vendin tonë.
Edhe monedha amerikane është zhvlerësuar ndjeshëm. Dollari ka rënë në nivelin më të ulët në raport me lekun që prej Shtatorit 2021, sot këmbehet me 103.96 Lekë.
Për eskpertët e ekonomisë, kjo duhet të refletohet në rënien e çmimit të naftës në vend.
Klodian Muço:Nafta që hyn në vend blihet me dollar, një zhvlerësim i vazhdueshëm i dollarit bën që nafta në tregun shqiptare duhet të kushtojë më pak, impakti kryesor është të nafta, po ashtu sheqeri, ureja…duhet të ketë impakt pozitiv në reduktimin e çmimeve të produkteve të importit në treg.
Monedha amerikane është zhvlerësuar qëkur prodhuesit kryesor të naftës kanë vendosur që lëndët e para të mos tregtohen më me Dollarë, por me monedhën kineze.
Tv Klan