2 viktima dhe 133 raste të reja në 24 orë

Kanë pësuar rënie të ndjeshme shifrat e pandemisë në Kosovë.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë atje raportoi për vetëm 2 viktima të cilat e çojnë në 2919 numrin e jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.

Autoritetet njoftuan se janë kryer rreth 4 mijë testime nga të cilat, 133 kanë rezultuar pozitive.

Në Kosovë numërohen rreth 6 mijë raste aktive me Covid-19.

Tv Klan