Shitjet e iPhone ranë në nivelin më të ulët gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Megjithatë, fundi i muajit Mars duket se ka treguar shenja stabilizimi. Apple deklaroi se të ardhurat nga shitja e iPhone u ulën me 17%, që në të ardhura përkthehet 31 miliardë Dollarë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook tha se shitjet pësuan një rritje të lehtë në fund të Marsit, duke përfshirë edhe tregun kinez. Në Kinë, Apple uli çmimin e iPhone me qëllimin për të rritur kërkesën për blerje, gjë që u reflektua menjëherë. Vetë kompania kishte paralajmëruar për ngadalësimin e shitjeve të iPhone në fillim të vitit, veçanërisht në Kinë ku konkurron me rivalë më të lirë, si Huawei dhe Xiaomi.

Por, Tim Cook shtoi se rregullimet e çmimeve në Kinë, taksat më të ulëta ndaj iPhone dhe marrëveshjet e reja tregtare ndihmuan në stabilizimin e shitjeve në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Për periudhën Janar-Mars, shitjet e iPhone arritën në 58  miliardë Dollarë.

/tvklan.al