Vesa Luma dhe Big Basta janë padyshim një ndër çiftet më të dashur të showbizit. Ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, këngëtari ka publikuar një foto mjaft të bukur me bashkëshorten e tij.

Por ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen ishte mbishkrimi bashkëngjitur fotos. Ai shprehet se të shohësh të njëjtën fytyrë çdo ditë, është si të hash makarona përditë dhe kjo të bën dëm. Me shaka Big Basta shkruan se ka ardhur momenti që ta ndërroj partneren e tij.

Me të njëjtën fytyrë në krah gjithë këto vite, njësoj si të kesh makarona përditë, të bën dëm… Ka ardhur momenti ta ndërroj”./tvklan.al