Më në fund një lajm i mirë për ndjekësit e aktores së famshme turke, Beren Saat. Postimi i aktores që mbahet mend për rolin e Bihterit në serialin “Dashuri e Ndaluar”, ka emocionuar ndjekësit.

35—vjeçarja, e cila të enjten pritet t’i japë fund martesës 5-vjeçare me këngëtarin Kenan Dogulu, njoftoi nisjen e një superprojekti me “Netflix Turkey”.

“Shumë e lumtur që zyrtarisht filluam këtë projekt special”, tha Saat, bashkangjitur fotos me aktorët e tjerë në rolet kryesore.

“Atiye” (Dhurata), një superproduksion i “Netflix” ka nisur të xhirohet në Gobeklitepe, afër Shanliurfas, në juglindje të Turqisë.

Seriali i cili përveç Stambollit do zhvendoset në qytete të ndryshme të Anadollit, pritet të vijë para shikuesve brenda këtij viti me aktorët Mehmet Günsür, Metin Akdülger, Melisa Şenolsun, Başak Köklükaya, Civan Canova dhe Tim Seyfi në rolet kryesore.

Lajmi vjen në një kohë tepër të vështirë për Saat, e cila raportohet se është në prag divorci. Por projekti i ri duket se e ka motivuar dhe më në fund 35-vjeçarja ka rinisur të buzëqeshë.

Saat ka luajtur në shumë seriale të transmetuar në Tv Klan, mes të cilëve “Hakmarrje” dhe “Sulltanesha Kosem”. /tvklan.al