Bihter nuk i shkoi në dasmë? Reagon Nihal

Bihter nuk i shkoi në dasmë? Reagon Nihal

22:00 22/02/2019

Hazal Kaya, apo Nihal e serialit “Dashuri e Ndaluar” ka folur për herë të parë lidhur me mungesën e koleges Beren Saat në dasmën e saj të zhvilluar më 6 Shkurt.

Shumë aktorë të “Dashuri e Ndaluar” ishin në dasmë, por gazetarëve u ka rënë në sy mungesa e Bihter. U raportua edhe për një ftohje mes kolegeve që sipas “2. Sayfa” nuk janë takuar më që prej përfundimit të serialit në vitin 2010.

Këto aludime i ka hedhur poshtë vetë Kaya, e cila pyetjes nëse Beren Saat ka qenë e ftuar në dasmën e saj iu përgjigj: “

Si mund të jetë e mundur diçka e tillë? Pra, nuk mori pjesë dhe kjo është e qëllimshme. Me shumë gjasa edhe jetën e mendojnë si “Dashuri e Ndaluar” ata.  Nuk ekziston një intrigë e tillë.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT