“Bija ime”, së shpejti në Tv Klan

“Bija ime”, së shpejti në Tv Klan

18:27 19/09/2019

Një dramë e fuqishme e vetësakrificës dhe përkushtimit, me një lojë aktoriale brilante, nga ylli fëmijë, Beren Gokyildiz, e njohur për rolin e saj tek seriali “Nënë”.

Oyku është një vajzë shumë e zgjuar 8-vjeçare, e rritur nga tezja e saj.

Një mbrëmje ajo ngelet krejt fillikat, vetëm me një adresë të një zotërie me emrin Demir, që në fakt është babai që nuk e ka njohur kurrë.

Cili është sekreti më i madh që fsheh Oyku.

Një serial rrëqethës dhe shumë i dhimbshëm i marrëdhënies babë e bijë.

Nga producenti i serialit tjetër të suksesshëm, “Nënë”, me aktorin Bugra Gulsoy, vjen një tjetër titull shumë i ndjekur turk. “Bija ime”, së shpejti premierë ekskluzive vetëm në Tv Klan. /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi