Bilanc tragjik në Katar, 6500 të vdekur për ndërtimin e stadiumit



Bilanc tragjik në Katar, 6500 të vdekur për ndërtimin e stadiumit

14:42 24/02/2021

Emigrantë që kanë humbur jetën në punë për Botërorin 2022

Katari po zhvillohet me shpejtësi marramendëse, ndërtesa, hotele, stadiume të rinj, por pas këtyre dritave vezulluese fshihet një detaj shumë i rëndë. Çdo ditë shtohen viktimat mes punëtorëve, pothuajse të gjithë të huaj, që punojnë për ndërtimin e stadiumit dhe infrastrukturave të tjera të kompeticionit.

Sipas një hetimi të së përditshmes britanike The Guardian, për momentin janë mbi 6.500 punëtorët emigrantë që kanë humbur jetën në kantierët e realizuar për të pritur vitin e ardhshëm kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Punëtorët e vdekur janë kryesisht nga India, Nepali dhe Bangladeshi, por edhe nga Pakistani, Sri Lanka, Filipine dhe nga Kenia, që punonin në kushte çnjerëzore për të respektuar afatet për ndërtimin e një numri strukturash të paprecedentë në një zonë gjeografike që nuk kishte asnjë.

Përveç shtatë impianteve sportive të reja dhe restaurimit të 4 të tjerëve, ka edhe rrugë, aeroporte, infrastruktura për mjetet publike, hotele dhe krijimin e qyteteve të tërë, të projektuar mbi qendra urbane ekzistuese.

Një kantier gjigant ndërtimi kombëtar që po u kushton jetën shumë punëtorëve të privuar nga të drejtat.

Klan News







Të ngjashme