Policia në Vjenë ka nisur hetimet për vdekjen e 4 grave dhe 1 adoleshenteje gjatë 24 orëve të fundit.

Tre gra u vranë me thikë nga një burrë në një bordello në kryeqytetin e Austrisë të premten. Ndërkohë, një tjetër ngjarje tragjike tronditi Vjenën: Në tjetër grua dhe vajza e saj adoleshente u vranë dhe autor i dyshuar për krimin, hetuesit besojnë se është babai i vajzës.

Rasti i vdekjes së 3 grave në bordello: Trupat e tre grave u gjetën në një ndërtesë në rrethin qendror Brigittenau rreth orës 21:00 me orën lokale pasi një dëshmitar thirri shërbimet e urgjencës. I dyshuari, të cilin policia e ka përshkruar si një shtetas afgan 27-vjeçar, u gjet i fshehur pranë bordellos me një thikë në dorë. Motivi i vrasjes është aktualisht i paqartë, ndërkohë që i riu është marrë në pyetje nga forcat policore.

Rasti i vdekjes së nënë e bijë: Më herët të premten, një grua 51-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare u gjetën të vdekura në një apartament në zonën e Erdberg, rreth 12 km nga vendi ku ndodhi incidenti tjetër. Policia është ende në kërkim të bashkëshortit të gruas, i cili është edhe babai i vajzës, pasi hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë autori i ngjarjes së rëndë.

/tvklan.al