Të paktën 26 persona humbën jetën, dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në shumë shtete
Bilanc tragjik si pasojë e tornadove shkatërruese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktën 26 persona mbetën të vrarë në një pjesë të madhe të qyteteve në jug dhe në perëndim të SHBA-ve.
Shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra mbetën pa energji. Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 tornado. Shtetet duke përfshirë Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi rregjistruan viktima si rezultat i motit të keq.
Dhjetra shtëpi dhe biznese u shkatërruan nga një tornado e fuqishme që goditi Arkansas, ndërsa u rregjistruan pesë viktima.
“100% mendoja se do të vdisja sapo pashë erërat të forcoheshin. Ajo që po shihja ishte vërtet e tmerrshme pasi shikoja makina dhe çdo gjë tjetër që fluturonin në ajër nga erërat e fuqishme.”
Imazhet ajrore treguan shkatërrime një pjesë të madhe të qytetit. Ndërkohë, kanë pësuar edhe disa biznese. Çatitë e shumë të shtëpive u shkatërruan ndërsa qindra automjete u përmbysën në Little Rock dhe zona të mëdha në lindje dhe verilindje të Arkansas.
Një shofer arriti të kapte momentin kur një tornado përfshiu furgonin e tij në Little Rock, Arkansas. Pamjet e marra nga kamera e automjetit tregojnë momentin kur erërat e fuqishme marrin para furgonin.
Banorët e Wynne, një komunitet me rreth 8,000 njerëz 80 kilometra në perëndim të Memphis, Tennessee, përjetuan gjithashtu shkatërrime të konsiderueshme. Një shkollë e mesme u dëmtua rëndë pasi pemët ranë mbi të. Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në shumë shtete për shkak të motit të keq.
Ndërsa stuhitë vazhdojnë drejt lindjes, Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekura. Qendra e Parashikimit të Stuhive paralajmëroi se disa nga tornadot e parashikuara zgjasnin në periudha të gjata kohore. Tornadoja e Misisipit javën e kaluar udhëtoi 94 km dhe zgjati rreth një orë e 10 minuta një periudhë jashtëzakonisht e gjatë kohore për një stuhi.
Klan News