Përmes një fotoje ku ilustrohen statistikat e Shqipërisë krahasuar me disa shtete të tjera në pasqyrimin e rasteve me Covid-19, kryeministri Edi Rama shprehet i lumtur dhe krenar që vendi jonë renditet me një bilanc mjaft të mirë.

Shqipëria rezulton të ketë numrin më të ulët të viktimave për 1 milion banorë si pasojë e koronavirusit, krahasuar me rajonin dhe Europën, e ndjekur nga Mali i Zi, Kosova, Greqia dhe Kroacia.

“Shqipëria më e mira. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar. Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe frikë nga injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes. Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer”. /tvklan.al