114 viktima dhe 1035 të plagosur. Është ky bilanci përfundimtar i tërmetit me magnitudë 6.6 që goditi të premten në orët e drekës Izmirin. Ekipet e emergjencave kanë përfunduar tashmë kërkime për persona të mbetur në rrënoja në 17 pallate që u shembën ndërsa janë larguar nga qyteti.

900 persona morën ndihmën mjekësore në spitale ndërsa tani vëmendja e autoriteteve është përqendruar te shembja e godinave që janë të rrezikshme pasi kanë marrë dëmtime të shumta.

Bëhet fjalë për 180 objekte që do të rrëzohen për t’i hapur rrugë rindërtimit të tyre. Zyrtarë në Turqi kanë deklaruar se objektet e reja do të jenë gati për banorët brenda 1 viti ndërsa aktualisht ata që kanë mbetur pa strehë vijojnë të qëndrojnë në çadra.

Klan Plus