Basket mposhtin kryesuesit e Atletico Madrid, katalanasit dy pikë larg

Athletic Bilbao i ka dhënë një asist Barcelonës dhe Real Madrid në garën për titull në La Liga. Baskët bënë detyrën dhe morën maksimumin në shtëpi përballë Atletico Madrid kryesuese. Golin e parë të sfidës e realizoi Berengue në minutën e tetë, ndërsa goli i barazimit erdhi në të 77-tën nga këmbët e Savis.

Katër minuta para fundit të kohës së rregullt, Martinez shënoi golin e fitores së Bilbaos, që pavarësisht këtij suksesi vështirë se mund të luajë në Europë sezonin e ardhshëm. Ndërkaq kjo disfatë komplikon pozitat e Atletico Madrid. Barcelona mori maksimumin në transfertën e vështirë të Villarealit, ku fitoi me shifrat 2-1 përballë “nëndetëses së verdhë”. Villareal kaloi e para në avantazh me Çukvueze.

Megjithatë Katalanasit u rikthyen në lojë, me Grizman që shënoi brenda 7 minutash një dopietë me vlerën e 3 pikëve për Barcelonën. Tashmë kreu është vetëm 2 pikë larg, me një takim më pak. 

Nëse Barcelona fiton ndaj Granadas më 29 Prill, “blaugranat” ngjiten në krye dhe me një llogari të thjeshtë mjafton të barazojnë në përballjen e drejtpërdrejtë me Atleticon dhe t’i fitojnë takimet e tjera për t’u shpallën kampionë të Spanjës.

Klan News