Baskët mposhtin Levanten, dy finale Kupe Mbreti në 2 javë

Athletic Bilbao-Barcelona është finalja e Kupës së Mbretit për sezonin 2020-2021.

Baskët kaluan pas kohës shtesë Levanten me shifrat 2-1. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që në shtesë, Bilbao ishte cinik duke shënuar golin me vlerë finale.

Roxher kaloi në avantazh Levanten që në minutën e 17-të. Reagimi i Bilbao ishte i shpejtë, me Garcia që barazoi gjithçka që në pjesën e parë.

Rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund, pavarësisht tentativave nga dy skuadrat. Në shtesë, Berenguer shënoi golin që i siguroi finalen Baskëve.

Dy finale të Kupës së Mbretit në harkun e dy javëve për Athletic Bilbaon, që më 4 prill do të sfidojnë Real Sociedad në finalen e Kupës së Mbretit të sezonit të shkuar dhe dy javë më pas, Barcelonën në “Estadio de La Cartuja.”

Sevilja për llogaritë e Kupës së Mbretit të sezonit aktual. Ndërkaq, për Barcelonën kjo finale do të luhet në një moment tepër kyç të sezonit.

Pak orë më parë, katalanasit sfidojnë Real Madrid, ndërsa në fundjavë masin forcat me Getafen.

Klan News