Përdorimi i tij po shtohet edhe në sport

Bilbili që përdoret zakonisht nga arbitrat rrezikon të kthehet në një objekt i së shkuarës për shkak të pandemisë Covid-19.

“Lojtarët prekin topin dhe pastaj e kthejnë, ne e prekim pastaj vendosim në gojë bilbilin. Jemi më të ekspozuar ndaj rrezikut” – thotë Verne Harris, një arbitër amerikan me shumë përvojë në basketboll.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zëvendësuesi po fiton terren. Bilbili elektronik që nuk është e nevojshme të frysh në të për të tërhequr vëmendjen, por me atë një butoni lëshon tingullin.

Një kompani po shet rreth 15 mijë në ditë. Përdorimi i tij po aplikohet në masë në shumë fusha të jetës ku përjashtim nuk bën sporti ku nuk mungojnë klientë edhe në NBA dhe NFL.

Fuqia e tyre shkon nga 96 deri 120 decibel. Me sa duket bilbili i zakonshëm po rrezikohet pas 140 vitesh ekzistencë.

Tv Klan