Identifikohet personi që e shoqëronte 30-vjeçarin

 “Orges Bilbili një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shumë-kërkuar nga policia për disa ngjarje të rënda kriminale, fshihej në këtë banesë në kryeqytet.”

I riu nga Lushnja jetonte në katin e fundit të këtij pallati së bashku me një shokun e tij që e kishin marrë me qira përmes një personi të tretë. Banesa e Bilbilit ndodhet pranë vendit ku ai mbeti i plagosur nga efeketivi i forcave shqiponja. Policia ka ushtruar kontroll në banesën ku jetonte prej disa muajsh Bilbili dhe kanë  gjetur një armë zjarri tip beretë.

Grupi hetimor nuk ka arritur ende të sigurojë dëshminë e Bilbilit për shkak se gjendet i shtruar në spitalin e trumës.

Ndërkohë e reja që ndodhej në vendin e ngjarjes dhe që mbeti i plagosur ka treguar se Bilbili ishte në shoqërinë e një tjetër personi, por nuk ka mundur ta identifikojë atë. Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe kanë rindërtuar përplasjen e policit me Bilbilin.

Po kështu është identifikuar edhe personi që e shoqëronte, i riu me inicialet A.K. është shpallur në kërkim policor.

Policia ka dyshime se në të njëjtën zonë fshihet edhe bashkëpunëtori I tij I ngushtë Laert Haxhiu. Edhe pse janë ushtruar kontrolle në disa banesa nuk ai nuk është gjetur ende.

Orges Bilbili konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa vrasje e plagosje në zonën e Lushnjes.

Ai rezulton i dënuar edhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për “Trafikim i narkotikëve”, si bashkëpunëtor i italianit Xhorxho Riformato.

Tv Klan