Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar regjistrime audio të “Dosjes 339/1”, pjesë e së cilës është grupi i Avdylajve të Shijakut. Në 6 përgjime audio të publikuara online dëgjohet Astrit Avdylaj, që sipas Bild, mbledh vota në favor të kandidatit të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Ilir Ndrazhi përpara zgjedhjeve të 2017-s.

Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.

Votuesi: Oooo shef Astriti…

Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?

Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.

Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.

Votuesi: Ma the një dite tek shpija.

Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës. Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.

Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë.

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…

Gazeta gjermane publikon edhe një tjetër bisedë mes Astrit Avdylit dhe Ivo Doçit, drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Durrësit, të cilit i kërkon listën e punonjësve që njihen si mbështetës të PD-së.

Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës. Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj.

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.

Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati.

Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: As bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?

Një tjetër bisedë është ajo që zhvillohet mes Astrit Avdylit dhe Arjan Ndrazhit, vëllait të Ilir Ndrazhit, i cili në atë kohë, sipas Bild priste të futej në listat e kandidatëve për deputetë. Ndrazhi u bë pjesë e tyre dhe fitoi mandatin në zgjedhjet e vitit 2017.

Astrit Avdylaj: Ok, ok, unë jam duke pritur. Nesër, ose pasnesër, ai më tha që ne e kena në xhep… E kupton ç’dua të them?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, po.

Astrit Avdylaj: Ne thjesht po presim, ai më tha mua, në 25. Eltoni ishte atje gjithashtu. Ai i tha Eltonit që do ta vendosë të 10-in ose 11-in.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Epo mirë, mirë…

Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu, me një fjalë, me fqinjët e mi, me njerëzit, me një fjalë, nuk dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke takuar çdo njeri. E kam shumë me merak dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe te ai sipër. Ai do të na shohë me një kështu…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë…

Astrit Avdylaj: Që t’i japim atij një 10-çe me zero, që edhe ai vetë të habitet.

Në përgjimet e publikuara është edhe një bisedë mes Astrit Avdylit, tashmë i arrestuar dhe Kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako të cilët flasin për një takim dhe ku përmenden edhe zyrtarë të Hipotekës dhe një i dënuar për vrasje, Vath Alla, që sipas Bild ka një punë për të mbaruar në Hipotekë dhe po ndihmohet nga Avdylaj.

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur.

Vangjush Dako: Ça bone.

Astrit Avdylaj: Ça bëhet.

Vangjush Dako: Mirë, mirë.

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…

Vangjush Dako: Dëgjo.

Astrit Avdylaj: Hë vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje.

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga Hipoteka me Anin, Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?

Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Në bisedat telefonike të regjistruara, Astrit Avdyli flet edhe me kreun e IKMT-së së Shijakut, Elton Arbana, të cilit i kërkon të ndërhyjë për anulimin e një gjobe. Arbana është aktualisht kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut.

Astrit Avdylaj: A e njef atë të INUK-t, atë drejtorin ti?

Elton Arbana: E njof mo, Dallëndyshen?

Astrit Avdylaj: Ore lëre Dallëndyshen, këtë të Durrësit, ça është ky i Durrësit, Artur…

Elton Arbana: Artur Çela, i bashkisë

Astrit Avdylaj: Eeee.

Elton Arbana: Po e njof.

Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është ky, i Shijakut?

Elton Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit

Astrit Avdylaj: Po s’ka qenë aty Vangjushi se ishte dje me Edin o vëlla… Merre o vëlla edhe thuj o b….. q…., ke shkuar aty tu vënë gjoba në fermë nga 5 milionë lekë o vëlla. Merre tashti, se nuk është Vangjushi këtu.

Elton Arbana: Se mu më kanë heq, u bënë 4 ditë. Ta marr në telefon, te kush?

Astrit Avdylaj: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba. Se nuk është Gjushi këtu, ështe me Edin në Zvicër, a më kupton? Se s’kam me ça ashtu.

Astrit Avdylaj: Thuj i ke vënë atij në fermë thuaj dhe ke bërë gabim edhe kthej gjobat thuaj, mos vej gjoba thuaj.  Se nuk është Gjushi aty…. a më kupton?

Elton Arbana: Ja ta marr tani direkt

Astrit Avdylaj: Edhe tu bë gabim thuj, or pis thuj. S’du me e marr vet në telefon.

Elton Arbana: E marr unë, e marr unë. Po e more vesh që para 1 jave që më hoqën.

Në përgjime del edhe një tjetër bisedë e Astrit Avdylit me kryetarin e Bashkisë së Shijakut, ku flitet për një takim në Durrës, bashkë me Vangjush Dakon, takim që sipas Bild kishte për qëllim vendosjen e Drazhit në listën e kandidatëve për deputetë.

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.

Astrit Avdyli u arrestua si pjesë e operacionit Volvo 4, që çoi në pranga 4 grupe të trafikut të drogës. Pas zbardhjes së përgjimeve, hetimet u veçuan edhe në atë të manipulimeve në zgjedhjeve në një tjetër dosje të quajtur 339/1.

Tv Klan